Satanizimi i UÇK-së nga Specialja

11 nëntor 2020 | 10:59

Shkruan: Faton Mehmetaj

Evropa djepi i demokracisëi, shembull për barazi gjinore e racore, me shekuj luftoj për të drejtat e popujve të shtypur, është model për respektimin e të drejtave dhe lirive njerëzore.

Sa e sa shtete e kombe të reja i lindi e rriti, Evropa plakë, në mesin e tyre edhe Shtetin e Kosovës. Derdhi biliarda deviza për ta shkatrruar e gjunjëzuar komunizmin, e ne të parët nga popujt tjerë u bashkuam në këtë projekt të madh, më Evropën e projektuesit tjerë të këtij projekti. Evropa shpenzoj biliarda deviza për ta shpërbërë Jugosllavinë, e ne ishim të parët ata që u bashkuam në këtë projekt.

Kjo kishte kosto të lartë, por ne e përballuam vet. Për ta ndalur gjenocidin, shfarosjen masive dhe dëbimin e komplet popullatës nga trojet e veta, Evropa organizoj fushatën e NATO-s, më sa më kujtohet 72 ditë bombardime mbi caqet serbe, deri sa ushtria dhe policia serbe e dhanë kapitullimin. Në këtë kohë Shtabi i NATO-s, lideret e Evropës dhe mbarë bota demokratike i kishin vënë shpresat tek ata burrat që i moret para disa ditësh.

Qe nga ajo kohë UÇK-ja as më të voglin veprim nuk e ka pas jasht kordinimit deri sa vendi është çliruar. Pasi është liruar Kosova nga okupatori serb i cili kishte ardhur në vitin 1912 si pushtues, ruajtjen e popullatës, përgjesitë e sigurisë dhe të ndërtimit të shtetit i kishte marrë KFOR-i, UNMIK-u, OSB e mekanizmat tjerë ndërkombëtar.

Edhe pas mbarimit të luftës dhe vendosjes së administratës ndërkombëtare në Kosovë, UÇK-ja ka qenë partner besnik i këtyre mekanizmave. Në marrëveshje më lideret e UÇK-së u bë demobilizimi i UÇK-së dhe mobilizimi i tyre në TMK, Policinë e Kosovës e në mekanizma tjerë të shtetndertimit të Kosovës. Kurse pjesa tjetër e vazhduan jetën politike dhe më 17 shkurt 2008, Kuvendi i Kosovës i ndihmuar edhe nga forcat progresive të vendit të prirë nga çlirimtaret e Shpallën Pavarësinë e Kosovës qe ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë e shumë të vështirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës që bënë mund, sakrifica e luftuan për këtë ditë.

Është mirë që Evropa si djep i demokracisë, ti tregoi UÇK-së faturen e kujt jemi duke e paguar, sepse edhe 100 vjet të tjera po ta hetoni e gjykoni UÇK-në nuk mundi me gjetë tek ata madje as më të voglën njollë (përdorni edhe mikroskopin për zmadhim, por prap nuk keni me pasë mundësi me gjetë as më parë asgjë). UÇK-ja ka qenë shëmbull edhe për NATO-n, edhe për ushtritë tjera të vendeve të Evropës, Ballkanit e Botës, për respektim të rregullave dhe parimeve të luftës.

Krahaso ushtaret e UN-it, por edhe të tjeret, shka kanë bërë në Bosnje e vendet tjera të ish-Jugosllavisë. Është turp për Evropën në zemer të Evropës më formu gjygje të tilla, kaq pa kuptim e kaq denigruese për popullin shqiptar qe ka një histori 5 mijë vjeqare më civilizim e kulturë. Kjo gjykatë ka më qenë njollë e zezë që do të shlyhet shumë më vështërsi, si njëra nga padretësitë më të mëdha, që drejtësia e vendeve të djepit ku është rritë demokracia, po bënë padrejtësi ndaj një populli që nuk e ka asnjë gabim.

Gjykata Speciale është duke e nxitur popullin e Kosovës direkt për një luftë të re ndaj Serbisë, por tani duke i përdorur metodat e Serbisë që ajo ka përdorur në Kosovë, si formë e drejt dhe e përkrahshme për tu përkrahur nga Bota e qytetëruar. Gjykatën na detyruan ta formojmë, por tani na i mohoni simbolet dhe prezencën shtetërore në Gjykatën Speciale.

Sjelljet e tilla kanë një emër padrejtësi në emër të drejtësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Minatorët e minierës së “Trepçës” në Stantërg kanë ndërprerë punën…