Sauli mund të rikthehet në Atletico

09 nëntor 2021 | 13:49

Gjërat nuk kanë shkuar sipas planit për Saul Niguez në Londër. Ai nuk ka arritur ta gjejë veten te Chelsea, teksa thuhet se mund të rikthehet në janar te Atletico Madridi.

Mesfushori ka luajtur vetëm 239 minuta në pesë ndeshje që nga mbërritja në “Stamford Bridge” dhe nuk ka arritur të futet në planet e Thomas Tuchel.  Vetëm portieri i tretë Marcus Bettinelli ka më pak minuta se Saul për Chelsean  në sezonin 2021/22.

Nëse nuk do të ishte për Kupën Carabao, atëherë minutazha e spanjollit do të kishte qenë edhe më e vogël dhe është e qartë se ai nuk është ambientuar ashtu siç pritej.

Megjithatë, Atletico Madridi e ka mohuar një rikthim të mundshëm të Saul Niguez, të paktën deri në korrik të vitit të ardhshëm, ashtu siç janë marrë vesh paraprakisht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sami Brajshori me mbështetjen e dhënë nga Misioni i OSBE-së…