Saviqeviqi: Do të kemi vështirësi në organizimin e ndeshjes me Kosovën  

05 dhjetor 2018 | 15:40

Kryetari i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, Dejan Saviqeviq, ka thënë se e pret një sfidë të madhe në organizimin e ndeshjes me Kosovën në kualifikimet për “Euro 2020”.

“Ne, si Federatë do ta kemi shumë të vështirë që ta organizojmë këtë ndeshje. Nga ana administrative është një grup që kërkon shumë angazhim. Mendoj se policia jonë kundër Serbisë ka treguar se di se si të organizojnë një ngjarje të madhe, kështu që mendoj se lojën kundër Kosovës do ta bëjë punën e vetë. Është edhe më e vështirë se sa një ndeshje me Serbinë, sepse tani do të kemi tre anë: serb, malazez dhe shqiptar”, ka thënë Saviqeviq për mediet serbe.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Sankoc të…