Sazani i Vlorës apo “Ishulli i luftës” i braktisur

22 korrik 2018 | 17:23

Aty nuk gumëzhijnë më as nëndetëset, a katër-siluruesit, as ushtarët e marinarët shqiptarë dhe rusë… madje edhe anija e Zheleznovit ka ikur me kohë.

Porti, kazermat, qyteza, fortinot, tunelet dhe armët e rënda ia kanë lënë vendin heshtjes, ferrave, ndryshkësirave dhe braktisjes.

Ishulli dikur ‘i papushtueshëm’ i Sazanit, ose ‘Porta e hekurt’ e gjirit të Vlorës, sot lundron mbi valë si një anije e braktisur piratësh dhe mbi shpinë mban gjithë farë kujtimesh nga epoka e ‘Luftës së Ftohtë’.

Një fotogaleri të rrallë shoqëruar me shpjegimet përkatëse, të gjithë asaj çfarë ka mbetur sot nga baza e dikurshme ushtarake e ishullit të Sazanit në Vlorë.

Tani prej disa kohësh ky ishull është hapur për turistët dhe kureshtarët e shumtë dhe për këtë anije të posaçme turistike nisen çdo mëngjes nga Porti Detar i Vlorës për të çuar aty vizitorët.

Por përveç objekteve të shumta ushtarake dhe ndonjë motovedete të Rojes Bregdetare, në ishull kanë mbetur vetëm kujtime të ndryshkura të asaj kohe që flet shumë me heshtjen e saj.

Megjithatë syrit të vëmendshëm të eksploruesve të apasionuar nuk u kanë shpëtuar tek-tuk edhe shumë objekte të flakura shkujdesur, apo të harruara ndër vite në ishull nga banorët e dikurshëm që jetonin dhe vigjilonin aty në ‘mbrojtje’ të socializmit.

Por sot armiku që nuk u shfaq asnjëherë si pushtues në brigjet e këtij ishulli-bazë, tani po vjen si turist dhe po gjallërron ishullin e braktisur që mbahet si një rrelike e kohës së ‘Luftës së Ftohtë’.

albania-arkiva.blogspot.com

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lewis Hamilton me Mercedes fitoi garën e Çmimit të Madh…