SBAShK-u: Greva pezullohet derisa Kuvendi ta miratojë Projektligjin për paga

01 shkurt 2019 | 17:11

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), ka bërë me dije se do ta pezullojnë grevën derisa Kuvendi ta miratojë Projektligjin për paga.

Ky vendim ka ardhur pas deklarimit të të gjitha këshillave drejtuese se janë pro marrëveshjes së SBAShK-ut me Qeverinë, përpos Komunës së Gjilanit, por që kjo komunë vendimin përfundimtar do ta marrin vetëm pas votës së deputetëve.

Nëse ligjvënësit votojnë pro këtij projektligji, atëherë mësimi do të fillojë të hënën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të xhiros së XVII në Superligën e Kosovës…