Scaloni: Ne dimë si të sillemi dhe kur humbasim, Modriq shembull për të gjithë

13 dhjetor 2022 | 11:46

Futbollistët e Argjentinës përfunduan në qendër të kritikave për shkak të sjelljes së tyre pas goditjes së 11-metërshave ndaj Holandës. Gjithsesi trajneri i kombëtares Albiceleste, Lionel Scaloni u ka qëndruar pranë lojtarëve të tij duke theksuar se ata tregojnë respekt për kundërshtarët si kur fitojnë ashtu dhe kur humbasin.

“Ndeshja e asaj ditë u luajt ashtu si duhej. Ka raste që duhet të sulmosh dhe ka raste që duhet të mbrosh. Ka një arbitër që gjykon rastet e sjelljeve, ai vendos drejtësi. Ne dimë si të sillemi kur fitojmë apo humbasin. Humbëm ndaj Arabisë Saudite dhe u larguam në mënyrë të qetë.”, ka thënë Scaloni.

“Sfida ndaj Modric dhe Kroacisë? Pres një ndeshje të vështirë ndaj një ‘skuadre’, e quaj të tillë pasi janë një grup i bashkuar dhe do na vendosin në vështirës. Është kënaqësi të shohësh Modric në fushë. Është një shembull për shumë, jo vetëm për kualitetin si lojtar, por dhe për sjelljen e tij shembullore. Të gjithë ata që e duan futbollin, duan ta shohin atë në fushë”, ka deklaruar Scaloni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e 2.47…