Scarlett Johansson, aktorja më e paguar në botë

17 gusht 2018 | 14:43

Ndihma për të shpëtuar botën me “Avengers” ka ndihmuar Scarlett Johansson të bëhet aktorja më e paguar në botë, sipas revistës “Forbes”.

Johanssoni, e cila luan filmin Avengers, ka fituar 40.5 milionë dollarë gjatë vitit të kaluar, sipas vlerësimeve vjetore të revistës.

Angelina Jolie ka zënë vendin e dytë me 28 milionë dollarë në sajë të pagës së saj për Maleficent 2, e ndjekur nga Jennifer Aniston.

Gal Gadot e Wonder Woman është emri i vetëm i ri në listë, e cila zë vendin e 10-të.

Emma Stone, e cila mori vendin e parë në listën e vitit të kaluar pasi ka shkëlqyer në “La La Land”, tani ka rënë plotësisht nga top 10-të.

Lista e “Forbes” për aktoret më të paguara në botë në vitin 2018:

Scarlett Johansson – 40.5 milionë dollarë
Angelina Jolie – 28 milionë dollarë
Jennifer Aniston -19.5 milionë dollarë
Jennifer Lawrence – 18 milionë dollarë
Reese Witherspoon – 16.5 milionë dollarë
Mila Kunis – 16 milionë dollarë
Julia Roberts – 13 milionë dollarë
Cate Blanchett – 12.5 milionë dollarë
Melissa McCarthy -12 milionë dollarë
Gal Gadot -10 milionë dollarë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spitali pediatrik brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, tashmë ka…