Scarlett Johansson martohet në fshehtësi

30 tetor 2020 | 11:19

Aktorja e njohur hollivudiane, Scarlett Johansson është martuar në fshehtësi me të fejuarin e saj Colin Jost.

Dasma u zhvillua në fundjavë dhe ceremonia ishte intime me pjesëmarrjen vetëm të familjarëve dhe shoqërinë e ngushtë të çiftit.

Johansson dhe Jost zhvilluan ceremoninë martesore në Palisades, në New York. Lajmin e martesës së tyre e ka konfirmuar edhe një person i afërt i aktores hollivudiane.

Çifti njoftoi zyrtarisht fejesën në muajin maj të vitit 2019. Johansson është një nga aktoret më të paguara në botë, ndërsa Colin Jost është një shkrimtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albert Stanaj ka kohë që i mungon tregut muzikor me…