Schmeicheli: Ndeshje e vështirë, rezultati real

21 mars 2019 | 21:54

Portieri i Danimarkës, Kasper Schmeichel, pas barazimit me Kosovën, ka thënë se ishte një ndeshje e vështirë dhe se rezultati 2-2 ishte real.

“Ishte një lojë e vështirë për ne, por ishte një kohë e gjatë që nuk patëm luajtur së bashku. Kosova luajti shumë mirë. Barazimi është rezultat real i ndeshjes. Ishim të fokusuar në ndeshjen ndaj Kosovës. Nesër do ta analizojmë këtë lojë dhe t’i shohim gabimet. Do të provojmë që të bëjmë më të mirën kundër Zvicrës”, ka thënë portieri i Leicester Cityt.

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ende nuk ia kanë nisur universitetit, por nxënësit e shkollave…