Scholesi: Mourinho e shkarkoi vetveten

17 janar 2019 | 15:44

Ish-mesfushori legjendar i Manchester Unitedit, Paul Scholes, ka insistuar se trajneri Jose Mourinho e shkarkoi qëllimisht veten nga klubi, pasi që nuk dëshironte t’i drejtonte më “Djajtë e Kuq”.

“Mendoj se ai [Mourinho] nuk dëshironte të jetë më këtu. Ai e orkestroi largimin e tij në mënyrë të përsosur. Deklaratat e tij në konferencat për shtyp ishin të turpshme, tejet negative. Ishte e qartë në fund se as lojtarët nuk donin të luajnë më për të”, ka thënë Scholes.

“Gjëja e duhur ndodhi në fund. Ai i prishi marrëdhëniet edhe me Antonio Valencian, i cili është njeriu më i mirë në botë. Është e pamundur të zihesh me të. Kjo ishte shenja e madhe për mua që diçka nuk ishte në rregull. Unë gjithmonë e kam thënë vetëm mendimin tim të sinqertë kur më parashtroheshin pyetje për të. Unë komentoja në bazë të asaj që shihja nga trajneri. Ai filloi të ankohet qysh para se të fillonte sezoni, duke thënë se fëmijët nuk mjaftonin. Kjo nuk më pëlqeu asnjëherë”, ka deklaruar Scholes.

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka përkujtuar Kadri…