Scholz: Gjermania do ta mbështesë Ukrainën sa të jetë e nevojshme

14 maj 2023 | 15:22

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka premtuar gjatë takimit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Berlin, se Gjermania do të vazhdojë t’i ofrojë ndihmë Ukrainës.

“Ne do t’ju mbështesim për aq sa të jetë e nevojshme”, ka thënë Scholz pas takimit me presidentin ukrainas.

Scholz ka theksuar se Gjermania do të vazhdojë ta ndihmojë Ukrainën në planin humanitar, politik dhe financiar si dhe me armë.

“Mbështetja jonë nuk do të mungojë. Solidariteti i Gjermanisë për Ukrainën është i fuqishëm”, ka thënë kancelari gjerman.

Ai ka njoftuar edhe për pakon e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 2.7 miliardë euro, që qeveria gjermane e konfirmoi të shtunën.

Scholz sërish ka dënuar pushtimin rus në Ukrainë, dhe ka lavdëruar ukrainasit për guximin dhe që po arrijnë t’i kundërvihen fuqishëm ushtrisë ruse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej se Rusia ka nisur pushtimin e plotë të Ukrainës,…