Scholzi konfirmon planin franko-gjerman, pret marrëveshje Kosovë-Serbi

03 nëntor 15:06

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka folur pas përmbylljes së punimeve të Samitit të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ai ka konfirmuar planin franko-gjerman për zgjidhjen e çështjes në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se “shpreson që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje për këtë plan”.

Në këtë samit janë nënshkruar tri marrëveshje në mes të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Scholzi ka thënë se gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e familjes evropiane.

“Procesi i Berlinit është shumë i rëndësishëm për zgjerimin e BE-së. Jam i lumtur që mirëprita sot përfaqësuesit e shteteve pjesëmarrëse në këtë Proces. Është kjo hera e tretë që takohemi në kuadër të këtij procesi që ka filluar nga viti 2014. Jam po ashtu shumë i lumtur që kisha këtu kryeministrin e Shqipërisë, vendi i të cilit do të drejtojë samitin e radhës”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është takuar me ish-bashkëpartiakët,…