Scholzi me kipën hebraike në kokë: Ndihem i turpëruar nga incidentet antisemite në Gjermani

09 nëntor 2023 | 13:31

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka thënë se ndihet i turpëruar dhe i indinjuar nga një valë e re e incidenteve antisemite në vendin e tij, duke paralajmëruar se Berlini nuk do të tolerojë urrejtje të tillë kundër hebrenjve.

Këto komente, ai i ka bërë gjatë shënimit të 85-vjetorit të masakrimit të hebrenjve nga nazistët më 1938. Ceremonia është mbajtur në një sinagogë në Berlin. Kjo ndërtesë ishte në mesin e një mijë objekteve të dëmtuara ose të shkatërruara në Gjermani e Austri nga turmat naziste gjatë “Natës së Xhamit të Thyer” më 1938, raporton agjencia “Reuters”.

Të paktën 91 hebrenj ishin vrarë, rreth 7 500 biznese të hebrenjve ishin plaçkitur dhe rreth 30 mijë burra e djem hebrenj ishin arrestuar gjatë sulmeve që i kishin paraprirë Holokaustit, kur ishin vrarë rreth gjashtë milionë hebrenj.

Sinagoga ku ka folur kancelari gjerman është sulmuar me koktej molotovi gjatë shtimit të incidenteve antisemite pas sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor dhe sulmeve hakmarrëse izraelite në Gaza.

“Secila formë e antisemitizmit e helmon shoqërinë tonë. Ne nuk do ta tolerojmë atë”, ka thënë Scholzi, që kishte vendosur në kokë një kipa, shenjë tradicionale hebraike për burrat që shkojnë në Sinagogë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një incident që…