Scholzi në Sofje, Gjermania nxit Bullgarinë të arrijë marrëveshje me Maqedoninë e Veriut

12 qershor 2022 | 14:52

Turin ballkanik e përmbylli në Bullgari. Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka inkurajuar qeverinë e Sofjes të vulosë një marrëveshje me Maqedoninë e Veriut për të zhbllokuar procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE). Berlini e ka shndërruar në prioritet të sajin çështjen e anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE me 27 vende anëtare.

“Marrëdhëniet mes vendeve nuk mund të rregullohen me detyrim. Ato duhet të ndërtohen së bashku nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, nga vendet fqinje. Kjo aplikohet, sigurisht, edhe për raportet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, natyrisht dhe për të gjithë Unionin. Gjëja më e mirë për tu bërë është të arrihet një marrëveshje dhe të gjendet një zgjidhje që funksionon për të gjithë. Bindja ime është se kur të ndodhë, në një kohë të shkurtër, të gjithë do të kenë harruar se çfarë problemesh kishim dhe do të funksionojë shumë mirë”, ka thënë ai.

Përgjigja që mori nga kryeministri bullgar, Kiril Petkov, ishte kjo: “Bullgaria ka tre prioritete kryesore dhe Bashkimi Evropian duhet të jetë pjesë e garancisë për to, për të ecur përpara. Së pari, të gjenden të gjitha opsionet, përmes procesit evropian, për përfshirjen e pakicës bullgare në kushtetutën e Maqedonia e Veriut, për të mbrojtur të drejtat e bullgarëve atje. Gjithashtu, ne kemi qëndrimin tonë për një kornizë zyrtare: fqinjësi të mirë dhe një traktat bashkëpunimi”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë takimit me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, kryeministri i Shqipërisë,…