Scholzi: Normalizimi në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të përshpejtohet

03 nëntor 2022 | 11:44

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka kërkuar përshpejtimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, gjatë fjalimit të tij hapës në samitin e Procesit të Berlinit, i cili ka mbledhur më 3 nëntor liderë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ata të BE-së.

“Është koha të tejkalohen konfliktet rajonale që kanë vazhduar shumë gjatë, konflikte që ju ndajnë juve dhe i mbajnë vendet tuaja prapa në rrugën evropiane. Procesi i normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë në veçanti duhet të përshpejtohet, kështu që ejani ta bëjmë këtë”, ka thënë Scholzi, nikoqir i samitit.

Ai ka thënë se Procesi i Berlinit synon edhe përshpejtimin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, shkruan “Rel”.

“Sot jemi të bindur se procesi i Berlinit, jo vetëm që do të ndihmojë për shfrytëzimin e potencialit të plotë të bashkëpunimit rajonal, por do ta përshpejtojë anëtarësimin në BE të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Scholzi, duke shtuar se nënshkrimi i tri marrëveshjeve sot është një hap i rëndësishëm drejt këtij qëllimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar…