Scholzi s’pajtohet se dështuan bisedimet: Kurti dhe Vuçiqi e thanë qartë se do të implementohen marrëveshjet

27 tetor 2023 | 16:41

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, në një konferencë për medie të premten në Bruksel, pas përfundimit të samitit dyditësh, ka folur edhe për takimet e djeshme me Kosovën dhe Serbinë.

Duke thënë se nuk e ndanë vlerësimin se ato kanë dështuar, Scholzi ka theksuar se Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiqi kanë thënë se marrëveshjet do të zbatohen.

“Në këtë situatë vërtetë pikëlluese ishim në gjendje të ecim përpara. Nuk e ndaj vlerësimin tuaj. Por mendoj se nëse e bëjmë një vlerësim politik, besoj se mund të ndahet vlerësimi im se Kurti dhe Vuçiqi thanë që propozimet konkrete, marrëveshja e Ohrit dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të implementohen. Këtë ata e thanë qartë. Ky është një hap i rëndësishëm dhe duam ta shohim të ndodhë” ka theksuar Scholzi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtinë- Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës, me aktgjykimin e…