Schweinsteigeri: Mulleri duhet të transferohet në Unitedin

04 nëntor 2019 | 12:16

Bastian Schweinsteiger beson që ish-bashkëlojtari Thomas Muller, duhet ta konsiderojë mundësinë e transferimit në Manchester United.

Spekulimet për gjermanin që mbetet i lidhur me një kalim në “Old Trafford”, po vazhdojnë prej vitesh. Edhe Schweinsteiger është i këtij mendimi, i cili ka thënë se edhe më herët “Djajtë e Kuq”, janë munduar ta transferojnë.

“Van Gaal dëshironte ta kishte në klub. Thomas ishte i ri në atë kohë dhe nuk dëshironte të largohej. Ndoshta ky mendimi ka ndryshuar. Thomas në kohën e fundit po qëndron në stol, por duhet të provojë diçka të re”, ka deklaruar Schweinsteiger.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tjetër trajner i shkarkuar në Serinë A. Bëhet fjalë…