Schweinsteigeri stërvitet sërish te Bayerni

21 gusht 2018 | 19:10

Bastian Schweinsteiger është rikthyer të paktën për disa ditë aty ku ka fituar gjithçka.

Në prag të ndeshjes zyrtare të lamtumirës nga Bayern Munich në Allianz Arena, kampioni i botës është duke u stërvitur me ish-klubin e tij.

Të dielën e ardhshme është planifikuar një stërvitje bashkë me klubin e tij aktual Chicago Fire në Sabener Strase.

Aktualisht Schweinsteiger nuk po kalon një periudhë të mirë me klubin e tij në MLS. Javën e kaluar klubi i tij ka humbur ndeshjen e tetë radhazi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interi e ka përgatitur një kontratë të re për kapitenin…