Së paku 11 të vdekur në një aksident hekurudhor në Pakistan

11 korrik 2019 | 11:13

Së paku 11 njerëz kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur kur një tren pasagjerësh është përplasur me një vagon mallrash në lindje të Pakistanit, kanë thënë zyrtarët.

Oficeri i policisë, Hafeez Bugti, ka thënë se numri i viktimave mund të rritet, pasi së paku tre të plagosur janë në gjendje kritike, ndërsa pasagjerë të tjerë mund të jenë ende të bllokuar brenda trenit.

Shefi i policisë, Umer Salamat, ka thënë se treni ka qenë duke udhëtuar nga qyteti Lahore për në provincën Baluçistan, kur ka ndodhur aksidenti pranë qytetit Rahim Jar Khan, raporton “Rel”.

Shkaku i aksidentit nuk dihet ende.

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, ka thënë se është “i trishtuar nga lajmi” dhe ka urdhëruar autoritetet që të sigurojnë kujdesin më të mirë mjekësor për të plagosurit.

Aksidentet me trena nuk janë të pazakonshme në Pakistan, kryesisht për shkak të infrastrukturës së dobët hekurudhore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjashtë turistë kanë humbur jetën dhe së paku 30 njerëz…