Së paku 20 të vrarë nga një sulm në Burkina Faso

31 maj 2020 | 15:53

Së paku 20 persona janë vrarë në Burkina Faso kur persona të armatosur qëlluan me armë zjarri në një treg.

Sipas dëshmitarëve, personat e armatosur sulmin e kryen nga një motoçikletë.

Ende nuk dihet se kush qëndron prapa këtij sulmi, raporton BBC.

Burkina Faso është ballafaquar me një rritje të dhunës xhihadiste dhe përplasjeve ndërmjet komuniteteve gjatë muajve të fundit.

Shpërthimi i dhunës ka detyruar qindra mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.

Të premten, të paktën 15 njerëz u vranë kur militantët e dyshuar islamikë sulmuan disa konvoj tregtarësh, afër kufirit me Malin.

Liderët e grupit G5 të rajonit Sahel, ku përfshihen Burkina Faso, Nigeri, Mali, Mauritania dhe Çadi, gjatë një samiti të mbajtur në dhjetor 2019, bën thirrje për bashkëpunim dhe ndihmë ndërkombëtare për të luftuar kërcënimin nga militantët islamistë./rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Endrit Shala nga Nisma Socialdemokrate, e ka komentuar vendimin e…