Shala demanton me dokumente Kurtin për reciprocitetin: Këto ishin vendime tona

31 maj 2020 | 15:49

Endrit Shala nga Nisma Socialdemokrate, e ka komentuar vendimin e ri të qeverisë në detyrë për masat e reja të reciprocitetit të vendosura ndaj Serbisë.

Ai ka thënë se ky është një mashtrim nga qeveria në detyrë, e cila drejtohet nga Albin Kurti.

“Ky nuk është vendim, ky është edhe një mashtrim i radhës, edhe një gënjeshtër e radhës për të tentuar ta gënjejnë qytetarin nga qeveria e shkarkuar nga më shumë se dy të tretat e Kuvendit”.

“Kjo qeveri nuk njihet për asnjë të mirë, vetëm për vendime të këqija, që nga prishja e marrëdhënieve me ShBA-në, shkarkime të paligjshme, emërime të borde puro politike si dhe qeveria më jetë shkurtër në historinë e Kosovës”, ka thënë ai për “Klan Kosovën”.

Më tutje, Shala ka akuzuar Kurtin se ky vendim ishte marrë nga qeveria e kaluar, sa ishte vet ministër i Tregtisë dhe Industrisë (MTI).

“Vendimi i tyre, është marrë nga qeveria e kaluar në vitin 2018”.

“Pas vendimit të MTI-së që e kam marrë si urdhëresë për këtë çështje, pas kësaj është bërë edhe vendimi i qeverisë”, ka thënë ai.

Më poshtë keni disa dokumente që Shala ka thënë se janë vendime të marra nga ata në qeverisjen e tyre:

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar udhëzime të reja për…