Së paku 22 të vdekur nga tërmeti në Afganistan

18 janar 2022 | 08:15

Të paktën 22 persona kanë vdekur deri më tani pas tërmeteve që e goditën pjesën perëndimore të Afganistanit të hënën, thanë zyrtarët.

Sipas të dhënave nga Shoqëria Gjeologjike e ShBA-së, tërmetet me fuqi prej 4.9 dhe 5.3 shkallësh e prekën provincën veriperëndimore, Badghis, ku pati shembje të shtëpive dhe ndërtesave.

Një zëdhënës i tha agjencisë AFP se katër fëmijë janë në mesin e personave që janë gjetur të vdekur nën rrënoja, duke shtuar se mbi 700 shtëpi janë dëmtuar, shkruan BBC, përcjell Gazeta Express.

Tërmetet mund të shkaktojë dëme të konsiderueshme në Afganistan, ku shumë ndërtesa banimi nuk janë të qëndrueshme dhe as mirë të ndërtuara.

Tërmeti i pari u regjistrua të hënën pasdite, ndërsa i dyti rreth dy orë më vonë. Ndikimi i dridhjeve u vërejt më së shumti në distriktet Qadis dhe Mugr.

Provinca Badghis shtrihet në kufi me Turkmenistanin dhe vlerësohet si një ndër rajonet më të varfra e më të pazhvilluara të Afganistanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LV-së, Mefail Bajqinovci, ka folur për referendumin e…