Së paku 40 të vdekur nga përmbytjet në Himalajet indiane

06 tetor 2023 | 11:54

Të paktën 40 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në rajonin e Himalajeve indiane.

Përmbytja ka filluar të mërkurën kur ujërat e liqenit akullnajor Lhonaku Jugor shpërthyen një digë hidroelektrike.

Kjo ka shkaktuar përmbytje të shpejta në shtetin malor Sikkim të Indisë verilindore, duke prekur qytete dhe fshatra përgjatë lumit Teesta në Luginën Lachen, raporton “Sky News”.

Përafërsisht 22 mijë njerëz janë prekur, me gati 100 njerëz, përfshirë 22 ushtarë, të raportuar ende të zhdukur.

Zyrtarët në Sikkim kanë thënë se numri i të vdekurve të enjten ka qenë 18, ndërsa në shtetin fqinj të Bengalit Perëndimor, u gjetën edhe 22 trupa të tjerë.

Ushtria indiane ka thënë se po planifikonte të evakuonte rreth 1 500 turistë të bllokuar nga rajoni duke përdorur helikopterë.

Kurse nga dëmet materiale, njëmbëdhjetë ura u shkatërruan, të cilat gjithashtu kanë goditur tubacionet dhe kanë dëmtuar ose shkatërruar më shumë se 270 shtëpi në katër rrethe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me homologun e…