Së paku 49 të vrarë nga një sulm rus ndaj civilëve në Harkiv të Ukrainës

05 tetor 2023 | 15:56

Së paku 49 njerëz janë vrarë si pasojë e një sulmi rus ndaj civilëve në rajonin e Harkivit në Ukrainë, kanë bërë me dije të enjten autoritetet ukrainase.

Ministria e Jashtme e Ukrainës, ka njoftuar në rrjetin social “X” se Rusia “qëllimisht dhe në mënyrë barbare i sulmoi caqet civile – një kafene dhe një dyqan në fshatin Hroza në rrethinën Kupiansk”.

“Në sulm janë vrarë së paku 49 njerëz, përfshirë një fëmijë dhe janë plagosur gjashtë të tjerë”, ka njoftuar Ministria e Jashtme e Ukrainës. /REL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në fshatin Kijevë të Komunës së Malishevës, është hapur…