Së paku 9 të vdekur nga një aksident hekurudhor në Ankara

13 dhjetor 2018 | 10:58

Të paktën nëntë persona kanë vdekur dhe rreth 47 të tjerë janë plagosur pas një aksidenti që ka përfshirë një tren me shpejtësi të lartë në kryeqytetin turk, Ankara.

Guvernatori i Ankarasë, Vasip Sahin, u ka thënë gazetarëve se treni me shpejtësi të lartë edhe është përplasur me një lokomotivë që kryente kontrolle rutinë në të njëjtën rrugë, në mëngjesin e 13 dhjetorit.

Nuk ishte e qartë se me çfarë shpejtësie po udhëtonte treni kur ndodhi përplasja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmë ka ndodhur një aksident komunikacioni te udhëkryqi i Pallatit…