Së shpejti do të fillojë restaurimi i kullës së patriotit Ramë Bllaca

02 qershor 2019 | 13:13

Së shpejti do të fillojë restaurimi i kullës së patriotit, atdhetarit dhe personalitetit të shquar Ramë Bllaca. Lajmin e ka bërë me dije ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.

Ai ka treguar se në fshatin Bllacë të komunës të Suharekës ende është në këmbë shtëpia e personalitetit të njohur shqiptar, Ramë Ballaca.

“Rama Bllaca ishte patriot, intelektual i mirëfilltë, politikan i spikatur si dhe trim i vërtetë i kohës, në kuadër të rrethanave politiko-shoqërore, ekonomike e sociale në të cilën ai jetoi. Ramë Bllaca si deputet në parlamentin e qeverisë së asaj kohe e kuptoi në thellësi, politikën gjenocidiale ndaj popullit shqiptarë të Kosovës, qëllimet dhe pasojat e shpërnguljes së shqiptarëve nga trojet autoktone. Me qëllim të mos lejimit të lëshimit të vatrave shekullore, të shpërnguljes të shqiptarëve dhe pronat e tyre t’i merrte etnikumi sllav, serbë në veçanti, vuri themelet, filloi ndërtimin e kullës së tij në fshatin Bllacë, në vendlindjen e tij ku kishte lindur në vitin 1879. Themelet e kësaj shtëpie “Kullë” nga guri i vendosi në vitin 1936”, ka thënë Gashi.

Ai ka shtuar se patrioti Ram Bllaca me veprimtarinë e paepur të tij ndaj çështjes kombëtare, pos tjerash ndikoi edhe në vetëdijesimin e shqiptarëve që të ngelin në trojet e të parëve të tyre, në Kosovë. “Pra, lirisht mund të thuhet se Ramë Bllaca ishte një figurë, personalitet eminent i kohës dhe të rrethanave shoqërore-politike të një periudhe të caktuar historike, gjysmës së parë të shek. XX”, ka thënë ndër të tjera ministri Gashi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ato janë mikesha shumë të mira dhe këtë e kanë…