Seanca për zgjedhjen e presidentit ndërpritet, do të vazhdojë nesër në orën 10:00

27 prill 2026 | 22:12

Seanca e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit është ndërprerë pas përfundimit të raundit të parë të votimit, ku janë përfshirë dy kandidatet Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.

Sipas rezultateve të para, një votë ka rezultuar e pavlefshme, ndërsa Feride Rushiti ka marrë 63 vota. Votimi është zhvilluar me praninë e vetëm 64 deputetëve në sallë, pasi opozita ka bojkotuar seancën.

Procesi është zhvilluar në një situatë të kontestuar, pasi sipas Kushtetutës dhe Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, për fillimin e raundit të parë kërkohen të paktën 80 deputetë në sallë.

Pas përfundimit të votimit, kryetarja e Kuvendit ka njoftuar për ndërprerjen e seancës, duke bërë të ditur se ajo do të vazhdojë nesër në orën 10:00, duke i bërë thirrje opozitës që të jetë e pranishme..

Në raundin e parë dhe të dytë të votimit për president kërkohen dy të tretat e votave të deputetëve, ndërsa në raundin e tretë nevojiten të paktën 61 vota për zgjedhjen e kreut të shtetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka reaguar…