Sebastian Haller rikthehet në stërvitje pasi mposhti sëmundjen e kancerit (video)

03 janar 2023 | 13:40

Dy operacione, një cikël i plotë kimioterapie dhe 6 muaj më pas, Sebastian Haller rikthehet në stërvitje me Borussia Dortmund pasi kuroi sëmundjen e kancerit në tstikuj dhe tashmë ndihet gati për të nisur një jetë të re.

Bomberi nga Bregu i Fildishtë që nuk ka luajtur ende asnjë ndeshje me skuadrën gjermane pasi u diagnostikua me sëmundjen e rëndë gjatë fazës përgatitore që pasoi largimin nga Ajax, falënderoi fansat për mbështetjen dhe premtoi se do të jetë në fushën e blertë gjatë javëve të ardhshme.

“Nuk ishte aspak e lehtë por me mbështetjen tuaj ia dola. Tani dua të shikoj përpara dhe të rikthehem të fitoj në stadium”, ka postuar një video në rrjetet sociale.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja bukuroshe Arbenita Ismajli, njëkohësisht partnerja e reperit të njohur…