Sefaj: S’ka kompromis për shkelësit e rregullave në trafik

22 janar 2018 | 19:44

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka theksuar se zbatimi i pa kompromis i rregullave të reja të trafikut rrugor, do të ndikojë direkt në rritjen e sigurisë në trafik dhe uljen e numrit të aksidenteve, të cilat në vitin e fundit kanë qenë tejet alarmante.

Sefaj, përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook”, ka thënë se zbatimi i pa kompromis i rregullave të reja të trafikut rrugor, do të ndikojë direkt në rritjen e sigurisë në trafik dhe uljen e numrit të aksidenteve të cilat në vitin e fundit kanë qenë tejet alarmante.

“Organet kompetente të zbatimit të ligjit do të jenë rigoroze në zbatimin me përpikëri të këtyre rregullave, duke përfshirë këtu edhe konfiskimin veturave të parkuara në trotuare dhe vende të tjera ku pengohet qarkullimi i lirë i këmbësoreve dhe shërbimeve emergjente në kryerjen e detyrave të tyre. Policia do të intensifikojë shqiptimin e gjobave kundrejt shkelësve të rregullave të trafikut deri në vetëdijesimin dhe ndërgjegjësimin e pjesëmarrësve në komunikacion. Prandaj, lus qytetarët që të jenë më bashkëpunues me Policinë e Kosovës në këtë aspekt”, ka thënë Sefaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje!, Shqipe Pantina, ka thënë se ajo…