Seferi: Jam gati për Kombëtaren, të marrim maksimumin

12 qershor 2023 | 14:09

Taulant Seferi ka dalë sot para mediave në prag të ndeshjes që skuadra jonë luan ndaj Moldavisë. Ai u shpreh se ka besim te ekipi teksa u ndal edhe te kampionati ukrainas gjatë luftës.

“Kam pasur një sezon shumë të mirë dhe jam shumë i kënaqur. Jam 100% i përgatitur dhe shumë i lumtur që jam këtu. Kushdo që vjen ka vullnetin të japë 100%. Unë jam gati por të shohim.

Fitore? Në ditët e sotme nuk janë emrat ato që bëjnë por çdo kundërshtar është i vështirë. Duhet përqendrim 100% sepse mund të kemi probleme prandaj duhet të bëjmë maksimumin në ndeshje dhe në stërvitje.

Trajneri? Herën e parë kam thënë që trajneri ka sjellë harmoni dhe pozitivitet. Të gjithë jemi bashkë dhe e shoh se tani jemi të lumtur shumë. Nuk kemi pasur shumë kohë me Poloninë por bëmë një ndeshje pozitive. Këto ditë po punojmë mirë. Jemi një grup shumë i mirë dhe shumë pozitiv.

Moldavia? E thashë që çdo kundërshtar është i vështirë por ne shohim punën tonë dhe atë që do trajneri. Çdo ditë e analizojmë kundërshtarin dhe e dimë se çfarë duhet të bëjmë në fushë dhe çfarë kërkon trajneri. Besoj se me maksimumin tonë mund t’ia dalim.

Forma e sulmuesve? E kam thënë që çdo gjë është pozitive si në hotel ashtu edhe stërvitje. Trajneri ka idetë e tij dhe ai e di se me kë fillon. Ne kemi për detyrë të bëjmë maksimumin dhe ai vendos. Siç e dimë është fundi i sezonit dhe te Kombëtarja duhet përqendrim. Nuk duhet të shpërqendrohemi por të kemi kujdes.

6 pikë? Ne jemi të fokusuar te Moldavia dhe duhet ta kalojmë me 3 pikë. Më pas do të shohim të dytën dhe normal që provojmë më të mirën dhe shpresoj të fillojmë me pozitivitet.

Lufta? Nuk dua të flas sepse është diçka që nuk duhet të ndodhë. Ukraina e ndjen më shumë sepse aty po bëhet. Nuk kam folur për këtë gjë me Mitajn sepse kam ardhur në Kombëtare dhe nuk më intereson të flas për të. E di çfarë trishtimi ka te njerëzit dhe shpresoj të ndalojë, nuk është gjë e mirë.

Tifozët janë shtysë e madhe dhe i bëj thirrje të vijnë sepse jemi më të fortë e të motivuar. Shpresoj të jenë sa më të shumtë sepse kemi nevojë për to.

Kundërshtari në mbrojtje? Padyshim sulmuesit e zgjidhin dhe duhet të shënojnë por peshë kanë të gjithë. Duhet të shënojmë dhe shpresoj.

Sezon gjatë luftës? Nënshkrimi në Vorskla erdhi në fund dhe doja të ikja nga Shqipëria. Ishte e vështirë më shumë për familjen time. Nuk kam parë shumë probleme sepse ku jemi ne është qetë. Nuk është kampionat normal sepse ka luftë pasi ka disa ndeshje që ndërpriten nga alarmi i sulmit ajror por shyqyr Zotit e mbarova kampionatin”, tha Seferi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekspozita personale “Deri kur…” e skulptorit Bedri Hazirajt, e cila…