Sejdiu: Mjekët që nuk janë anëtarë të OMK-ut, nuk kanë të drejt të trajtojnë pacientë

17 janar 2019 | 11:57

Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK) ka mbajtur mbledhjen e rregullt, të pestën me radhë, me ç’rast është diskutuar për raportin vjetor të vitit 2018.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka thënë se puna, problemet dhe sfidat që kanë qenë gjatë vitit të kaluar, do të jenë udhërrëfyes për vitin 2019.
Sejdiu ka theksuar se gjatë vitin 2018, në këtë odë janë anëtarësuar 3 681 mjekë. Në lidhje me licencat, ai ka thënë se gjatë vitit 2018 janë rreth 561 licenca që u janë dhënë mjekëve.

Sejdiu ka thënë se mjekët e huaj që nuk janë anëtarë të Odës së Mjekëve, nuk kanë të drejtë të bëjnë intervenime tek pacientët, dhe se kjo duhet të merret parasysh nga të gjitha spitalet private.

Madje, ai ka ftuar prokurorinë që të hetojnë këtë dukuri. /Ksp/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thirrur për nesër në…