Sekretari Blinken e krahason Milorad Dodikun me Putinin: Po ndjek rrugën e tij

29 mars 2023 | 22:15

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka dhënë vërejtje të rënda presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik.

Teksa pati një mesazh për qytetarët e Bosnje-Hercegovinës, Blinken tha se Dodik është duke ecur në rrugën autoritare si Putini i Rusisë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Sulmet e Milorad Dodik ndaj të drejtave dhe lirive themelore në Republika Srpska tregojnë se ai është në rrugën autoritare të presidentit Putin. Departamenti i Shtetit, i përfaqësuar nga ambasadori Murphy, vazhdon të avokojë për të ardhmen demokratike dhe të begatë që të gjithë qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovina e meritojnë”, shkroi Blinken në Twitter.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 66-vjeçar është gjetur nga familjarët e tij pa shenja…