Sekretari i UEFA-s: Do ta përkrahim futbollin e Kosovës

10 shtator 2018 | 15:09

Sekretari gjeneral i UEFA-s, Theodore Theodoridis me bashkëpunëtorët e tij, Thierry Favre dhe Denis Bastari e kanë sot vizituar Federatën e Futbollit të Kosovës.

Zyrtarët e UEFA-s janë pritur nga kryetar Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu. Kryetari Ademi i ka njoftuar mysafirët me punën që po bënë federata, kurse ka premtuar ruajtjen e miqësisë dhe ka premtuar thellimin e bashkëpunimit me UEFA-n, ashtu sikurse ish-kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri.

Në anën tjetër zyrtaret e UEFA-s, janë shprehur të kënaqur me lëvizjet përpara që po bënë futbolli i Kosovës, duke premtuar se: “Ne e kemi për obligim të ndihmojmë federatat anëtare dhe do ta vazhdojmë përkrahjen për ju”, ka thënë Theodoridis.

Zyrtarët e UEFA-s janë të nderuar se sonte do të përcjellin ndeshjen Kosovë – Ishujt Faroe.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre anëtarët e familjes Hadid, Bella, Gigi dhe Anëar kanë…