Sekuestrohen 500 mijë euro në Portin e Durrësit

21 tetor 2022 | 17:02

Një sasi prej 500 mijë eurosh të padeklaruara janë sekuestruar në një autobus në Portin e Durrësit.

Mësohet se paratë janë gjetur gjatë kontrollit të një autobusi që ndodhej në tragetin që vinte nga Bari, Itali.

“Në portin e Durrësit, si rezultat i një hetimi njëmujor të kryer nga policia kriminale e DVP Durrës, për mundësinë e futjes së një shume të madhe eurosh në vendin tonë, nëpërmjet portit të Durrësit, gjatë ditës së sotme, në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Eurot’, është ushtruar kontroll i imtësishëm nga Seksioni kundër krimit ekonomik dhe financiar i DVP Durrës. Si rezultat i informacioneve dhe kontrollit të imtësishëm, në pjesën e sipërme të një autobusi janë gjetur të fshehura 6 qese plastmasi, brenda të cilave kishte disa pako, me rreth 500 000 euro”, ka njoftuar Policia e Shtetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor kanë rënë dakord në…