Sekuestrohen mbi 4 mijë e 600 litra vaj pa dokumentacion në Rahovec

11 mars 2022 | 16:09

Në Rahovec ka filluar inspektimi i marketeve, ku janë konfiskuar mbi 4 mijë e 600 litra vaj pa dokumentacion të origjinës.

Lajmin e ka bërë me dije drejtoresha e Inspektoratit në Komunën e Rahovecit, Nora Boshnjaku.

Ajo ka thënë se Inspektorati i Tregut në këtë komunë është duke inspektuar intensivisht operatorët ekonomikë për ngritjen e menjëhershme të çmimeve të produkteve esenciale.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se pjesëmarrja e…