Sekuestrohet marijuanë në vlerë 64 milionë euro

06 nëntor 2022 | 09:00

32 tonë marijuanë të paketuar me vlerë prej 64 milionë eurosh është sekuestruar në Spanjë, sasia më e madhe e gjetur ndonjëherë, tha policia.

Policia bastisi fermat dhe fabrikat e prodhimit në të gjithë Spanjën në një operacion të quajtur Gardens. Ajo arrestoi nëntë burra dhe 11 gra të cilët ishin të moshës nga 20 deri në 59 vjeç.

“Garda Civile ka sekuestruar sasinë më të madhe të marijuanës së paketuar të gjetur deri më tani. Ishte e barabartë me rreth 1.1 milion bimë”, tha Garda Civile e Spanjës

Policia tha se banda i thau bimët e marijuanës, i paketoi dhe i dërgoi në pjesë të Spanjës, Zvicrës, Holandës, Gjermanisë dhe Belgjikës, raporton “Guardian”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një papagall ka vjedhur  AirPod-in e një gazetari në Kili…