Selim Krasniqi dekorohet me Medaljen Presidenciale

15 nëntor 2018 | 17:38

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, kryetarin e Shoqatës së Veteranëve të Prizrenit, Selim Krasniqi.

“Kryetarin e Shoqatës së Veteranëve të Prizrenit, Selim Krasniqin, sot e dekorova me Medaljen Presidenciale të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë. Selimi është një prej luftëtarëve të grupeve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka dhënë kontribut të madh edhe si veprimtar i kahershëm për lirinë dhe pavarësinë tonë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Image may contain: 2 people, people smilingImage may contain: one or more people, people standing and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ibrahim Gashi, nuk beson se Kosova…