Selimi dhe Gjonaj bisedojnë për bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri në fushën e drejtësisë

11 qershor 2020 | 11:24

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka zhvilluar një video-konferencë me ministren e Drejtësisë së Shqipërisë, Etilda Gjonaj, me të cilën ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë.

“Kënaqësi e veçantë të zhvilloj takimin tim të parë, edhe pse në mënyrë virtuale, me ministren e Drejtësisë së Shqipërisë, Etilda Gjonaj. Bashkëbisedim i frytshëm për mënyra të reja të thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit bilateral në fushën e drejtësisë”, ka thënë Selimi.

“Shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira me Shqipërinë, na shërben në rrugën tonë të anëtarësimit në BE-ja. U pajtuam të punojmë ngushtë së bashku për të përmbushur potencialin e madh dhe për t’i dhënë vlerë të shtuar marrëdhënieve tona tashmë të shkëlqyera”, ka deklaruar Selimi.

Sipas Selimit është e pazëvendësueshme përkrahja e Shqipërisë, si zë i fuqishëm për anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar.

Ndërsa ministrja e Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, Etilda Gjonaj, ka uruar ministrin Selimi për detyrën e re, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KLIKO KETU /PDF/ KONKURS PUBLIK