Selimi: Lista Serbe nuk është duke i përfaqësuar si duhet serbët në Kuvend

09 nëntor 2018 | 10:47

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka organizuar një debat publik në Qendrën Mediale në Çagllavicë për pakon e projektligjeve për transformimin e FSK-së në ushtri.

Nënkryetari i këtij komisioni, Rexhep Selimi,  u ka thënë serbëve të pranishëm në këtë debat se Lista Serbe nuk është përfaqësimi i duhur për ta.

“Lista Serbe nuk po iu përfaqëson si duhet juve serbëve në Kuvend. I lus serbët që të bëhen pjesë e diskutimeve për ligjet e FSK-së, e cila do t’iu shërbejë të gjithë qytetarëve”, ka thënë Selimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka…