Selimi: Shpresojmë që Thaçit nuk do t’i konfirmohet aktakuza nga Specialja

22 tetor 2020 | 22:23

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se shpreson që Gjykata Speciale të mos i konfirmojë aktakuzën për presidentin Hashim Thaçi, raporton GazetaBlic.

Ai ka thënë se pavarësisht se Thaçi ishte njëri ndër sponsorizuesit e kësaj gjykate, nuk i dëshirojnë aktakuzë asnjë ish-ushtari të UÇK-së dhe të tjerëve.

“Shpresojmë që Gjykata Speciale të mos i konfirmon Thaçit aktakuzën. Edhe pse Thaçi është njëri ndër sponsorizuasit e kësaj gjykate, por ne jemi kundër sepse krime ka bërë Serbia e jo UÇK-ja. Meqë jemi shprehur kundër Gjykatës Speciale, s’kemi qysh të merremi ndryshe veçse urojmë të mos konfirmohen”, tha ai në Rubikon.

Ai ka thënë se personalisht atij i është kërkuar nga Limaj që të marrin pjesë në seancën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, por që ka refuzuar për shkak se kanë besuar se nuk do të mund të ndërrohet Kushtetuta pa 80 vota.

“Fatmir Limaj më ka thirr. Ka thënë që të mblidhemi shpejt e shpejt që ta zhbëjmë Gjykatën Speciale. Në atë natë nuk pranuam që të bëhemi pjesë e atij skenari. Të nesërmën as kurrë nuk patëm më atë kërkesë. Nuk shkuam në seancë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KHF Vushtrria e ka fituar ndeshjen e parë në edicionin…