Selimi thotë se dialogu do të jetë i dhimbshëm vetëm për Kosovën

19 qershor 2018 | 21:01

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka komentuar vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një prononcim për “RTV Dukagjinin”, ai ka thënë se dialogu do të jetë i dhimbshëm vetëm për Kosovën, e jo për Serbinë.

“Serbia e ka garantues Hashim Thaçin, i cili po thotë se dialogu do të jetë i dhimbshëm për të dyja palët, por unë them se dialogu nuk është i dhimbshëm për të dyja palët, por do të jetë i dhimbshëm vetëm për Kosovën”, ka thënë Selimi.

Sipas tij, duke u futur në dialog, Thaçi mbetet mbrojtësi më i madh i interesave të Serbisë në Kosovë.

“Hashim Thaçi mbetet mbrojtësi më i madh i dialogut. Dialogu është interes i Serbisë, dhe rrjedhimisht i bie që Thaçi mbetet mbrojtësi më i madh i interesave të Serbisë në Kosovë”, është shprehur Rexhep Selimi.

Nga takimi i së dielës mes Thaçit dhe Vuçiqit, Selimi thotë se pret vetëm rezultate negative për Kosovën.

“Presim që Serbia të hedhë edhe një hap më tutje, dhe t’i korrë rezultatet e bisedimeve me anë të marrëveshjeve që presin në radhë për tu bërë”, ka shtuar më tej deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), ka njoftuar se e ka…