Selimi thotë se LV-ja po i përdor të gjitha format për të ndërhyrë në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut

06 shkurt 2024 | 11:39

Ish-kryediplomati i Kosovës, Petrit Selimi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është duke e përdorur të gjithë forcën e saj për të ndërhyrë në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut.

Selimi në platformën “X” ka shkruar se LV-ja është duke mbjellë përçarje brenda votës shqiptare.

“Partia qeverisëse e Kosovës tani po përdor të gjitha forcat, këshilltarët, mediet e saj për të ndërhyrë në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, kryesisht duke mbjellë përçarje brenda votës shqiptare. Një aktivist i ekstremit të majtë të LV-së sot shkruan sërish se si të zbërthehet pozita e Ali Ahmetit”, ka shkruar Selimi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Pep Guardiola ka hedhur poshtë thashethemet se Erling Haaland…