Selimi thotë se UÇK-ja s’ka pasur më shumë së 20 mijë ushtarë

12 shtator 2019 | 22:23

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë së UÇK-ja nuk ka pasur më shumë se 20 mijë ushtarë.

Selimi në “Debat Plus” të “TV Dukagjini”, ka thënë se Ligji për veteranët e UÇK-së ka shumë anomali.

Ai ka vlerësuar  se do të duhej të bëhej amandamentimi i ligjit aktual.

Selimi ka thënë se ai nuk ka aplikuar për veteranë dhe se nuk do ta bëjë një gjë të derisa të bindet se kriteret për veteranët e UÇK-së të jenë meritore.

Rexhep Selimi ka qenë njëri nga themeluesit e UÇK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një intervistë për…