Selmanaj publikon shaptilografin që kishin ’kidnapur’ së bashku me Nasim Haradinajn

06 dhjetor 2020 | 21:14

Ish i burgosuri politik, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rasim Selmanaj përmes rrjetit social “Facebook”, ka shpërndarë një shaptilograf të ‘kidnapuar’ së bashku me Nasim Haradinajn në gjimnazin e Deçanit në vitet e ‘80-ta.

Postimi i plotë i Selmanajt:

Ky është njeri prej dy ‘shaptilografëve’ të cilin e kishim “kidnapu” une bashkë me Nasim Haradinajn në një dhomë të katit të dytë te  gjimnazit të Deçanit me të cilin në vitet 80-të dhe 81, janë shtypur me qindra e mijëra afishe në kullën e Islam Mustafajt!

Në këtë aksion kanë marrë pjesë Bajram R. Mehmetaj, Ali Selmanaj, Mustafë Bajramaj, Sokol Mustafaj, Faton Mehmetaj, Rexhep Mehmetaj, Ramë Hasanmetaj, Naim Mustafaj, Isa Jasiqi të gjithë pjesëtarë te organizatës ilegale Shqiponja!

(Falemnderit Hamid Qorraj për kujdesin…)

RS

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarët e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës do të mblidhen…