Selmani diplomon me sukses në FIBA FECC

22 korrik 2019 | 11:09

Trajneri i njohur Ilir Selmani me sukses ka përfunduar shkollimin e FECC, që është në kuadër të shtëpisë botërore të basketbollit FIBA.

Kështu, pas Dritëro Sefajës, Edon Godenit dhe Petrit Zeqirit, edhe Ilir Selmani e përfundoi shkollimin në FIBA për trajnerë, në programin prestigjioz FECC, që është i njohur në mbarë botën dhe është shumë i rëndësishëm për trajnerët, derisa Federata e Basketbollit e Kosovës po investon në trajnerët e rinj që premtojnë për të ardhmen.

“Pas tre vjetëve punë, përkushtim, sakrificë në programin (shkollimin) më të avancuar për trajnerë të basketbollit (FIBA-FECC), me sukses i përfundova provimet finale para mësuesve (trajnerëve) më të mirë evropianë siç janë: Svetislav Peshiq, Nenad Truniq, Pablo Laso, Arik Shivek, Altay, Igor Kokoshkov dhe udhëheqësit të këtij programi Michael Shwarc. Faleminderit Federatës së Basketbollit të Kosovës për mundësinë e dhënë të jem pjesë e këtij programi”, ka thënë Selmani.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Priyanka Chopra festoi të shtunën ditëlindjen. Aktorja 37-vjeçare ishte e…