Semi bëri veprimin e papritur për Donaldin, Romeo ‘hakmerret’ për vëllain

10 dhjetor 2021 | 11:53

BB VIP – Semi dhe Donaldi ishin miq të mirë gjatë kohës që këngëtarja ishte ende në shtëpinë e Big Brother Vip, por gjërat ndryshuan pas eiliminimit të saj. Donaldi filloi të afrohej gjithnjë e më shumë me Beatrixën, derisa dyshja shkëmbyen puthje dhe u konfirmuan edhe si çift.

Semit nuk i pëlqeu aspak ky afrimitet mes tyre, madje e hoqi Donaldin nga Instagrami.

Mirëpo, vëllai i Donaldit, Romeo, i cili i menaxhon rrjetet sociale tani, ia ka kthyer Semit me të njëjtën monedhë. Ai e ka hequr Semin nga Instagrami i Donaldit dhe me sa duket miqësia ka marrë fund.

Pas largimit të Semit nga shtëpia, si Donaldi ashtu edhe Beatrix kanë thënë se ata janë stepur pikërisht prej saj. Me daljen e saj nga shtëpia, gjërat ndryshuan dhe Donaldi me Trixën nuk patën më pengesa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tenistja amerikane Serena Williams ka vendosur të mos luajë në…