Semi dhe Beatrix përballen për herë të parë pas daljes nga “BB VIP”

09 shkurt 2022 | 11:58

Beatrix Ramosaj dhe Semi Japuaj janë përballur mbrëmjen e sotme për herë të parë pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Këngëtaret e mirënjohura kanë qenë të ftuara në studio krah banorëve të tjerë të eliminuar. Por ajo që vihej re ishte se vajzat e famshme janë ulur larg njëra-tjetrës në panel.

Kur ndodheshin brenda shtëpisë, ata kanë pasur një raport të ngushtë me njëra-tjetrën duke qenë se njiheshin që në lice. Semi nuk e ka pritur mirë këtë gjë, për shkak të shoqërisë me Bora Zemanin, ish të dashurën e Donaldit. Dhe për shkak të raportit me Borën, kuptohet se raporti mes dy vajzave nuk është si më parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo, është bërë personi i…