I pari në botë, Ronaldo arrin 400 milionë ndjekës në Instagram

09 shkurt 2022 | 11:55

Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo, është bërë personi i parë në botë që arrin 400 milionë ndjekës në Instagram.

37-vjeçari u bë personi i parë që arriti 200 milionë ndjekës në janar 2020 dhe tani kjo shifër është dyfishuar në pak më shumë se dy vjet.

Postimet e Ronaldos kanë të bëjnë kryesisht me familjen, futbollin dhe promovimin e herëpashershëm të labelit të tij, CR7.

Portugezi është i dyti vetëm pas llogarisë zyrtare të Instagram-it që ka 469 milionë ndjekës që nga 7 shkurti.

Kjo llogari ka mbi 6,600 postime që mbulojnë një sërë temash dhe përditësimet më të fundit nga Team Instagram.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi ka takuar…