Sëmuret Juncker, anulon udhëtimin në Davos

24 janar 2018 | 15:50

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker nuk do të udhëtojë për në Davos të Zvicrës për të folur në Forumin Ekonomik Botëror për shkak se është i sëmurë.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, ka thënë presidenti ka një grip që nuk do ta lejojë atë të shkojë në Davos duke shtuar se Juncker nuk mori pjesë në mbledhjet javore të të gjithë komisionerëve të mërkurën.
Juncker do të fliste në Davos gjatë ditës së sotme.

Në Forumin Ekonomik Botëror do të merr pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili do jetë pjesë e panelit me temën “Përshpejtimi i Zhvillimit Afatgjatë të Ballkanit Perëndimor”. (Klan Kosova)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka bërë me dije se nesër (e…