Nesër mbahet seanca e parë e sesionit pranveror të Kuvendit

24 janar 2018 | 15:44

Kuvendi i Kosovës ka bërë me dije se nesër (e enjte) do të fillojë do të mbahet seanca e parë e sesionit pranveror.

Në këtë seancë do të  votohet një raport dhe pritet të formohen disa komisione.

Rendi i ditës:

  1. Votimi i Raportit të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2016,
  2. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2016,
  3. Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2018,
  4. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
  5. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Prishtinë të mërkurën ka filluar punimet Konferenca e Tretë…